Sunny Hill Festival

Moti me diell dhe vranësira

Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj me vranësira që do të fillojnë nga gjysma e ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në orët e pasditës mund të ketë reshje shiu, përcjell Klankosova.tv.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dy diteve të vikendit, Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasditës do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte pë reshje shiu”.

“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.