Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 26 dhe 29 gradë.
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë me dije se do të fryjë erë nga veriperëndimi.