Moti me shi për Pavarësi

Dita e Pavarësisë së Kosovës do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu dhe bore.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vetëm 2 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë.