Xhavit Haliti

Moti me temperatura deri 17 gradë

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 gradë Celsius.

“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar”, ka njoftuar tutje IHMK-ja.