Xhavit Haliti

Moti me temperatura deri në 10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nga dita e sotme pritet stabilizim i motit, pas ditëve me kushte të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -2 dhe 0°C, ndërsa ato maksimale parashikohen të arrijnë nga 7 deri në 10°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.