Moti me temperatura deri në 14°C

Gjatë ditës së enjte, Kosova do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe periudha me diell. Vende-vende parashihen edhe vranësira të lehta kalimtare, por pa reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 14°C, duke krijuar një ditë të butë tipike për fundin e vjeshtës.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s.

Në përgjithësi, një ditë e qetë dhe e favorshme për aktivitete në natyrë.