Këtë të enjte mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës, parashihet të ketë reshje shiu, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, temperaturat pritet të lëvizin nga 9 deri në 27 gradë Celsius.
Parashikimi i motit për ditën e enjte:
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.
- Temperaturat minimale: 9 – 15°C.
- Temperaturat maksimale: 23 – 27°C.
- Era: Nga verilindja, 1 – 5 m/s.