Sunny Hill Festival

Moti me temperatura deri në 27 gradë Celsius

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 27 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.