Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 28 gradë Celsius, transmeton Gazeta Stop.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.