Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 10-15 gradë celsius, e maksimalet mes 25-30 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.
