Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa vende-vende parashihen riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në zonat malore priten edhe fjolla bore.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 3 deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.