Moti sot i vranët dhe me pak diell

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes minus 1 dhe 1 gradë celsius e maksimalet mes 5-8 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.