Moti sot i vranët dhe reshje shiu 

Të martën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të jenë nga 5 deri në 8 gradë Celsius, shkruan Gazeta Stop.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.