Moti sot me temperatura 18 gradë Celcius

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Ndërkaq, sipas IHMK pritet të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s.