Sunny Hill Festival

Moti sot me temperatura deri 29 gradë

Moti për sot parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.