Moti për sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.