Sunny Hill Festival

Moti sot me temperatura deri në 37 gradë Celsius

Gjatë ditës së hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale parashihen të lëvizin nga 32 deri në 37 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.