Moti sot me temperatura deri në 6 gradë

Të martën do të mbajë mot me vranësira por do të ketë edhe periudha me diell.

“Parashikohet mot me vranësira te shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.