Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të zbresin nga -9 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.
Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.