Moti sot me temperatura pranverore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 15-18°C shkruan Gazeta Stop.

Era do të fryjë nga juglindja, 1-3 m/s.