Këtë të mërkurë moti do të jetë kryesisht të vranët, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të jenë të ulëta, duke u luhatur mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e lehtë në vlera prej 6 deri në 9°C, raporton Gazeta Stop.
Në disa zona mund të shfaqen riga të herëpashershme shiu, të cilat pritet të rikthehen gjatë ditës, duke e mbajtur motin të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.