Moti sot me temperaturat deri në 10 gradë

Moti për sot parashihet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme dielli.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.