Sunny Hill Festival

Moti sot me temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

Siç raporton Meteo Kosova, në disa vende mund të ketë edhe mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-22 kilometër në orë.