Moti sot me temperaturat deri në 17 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin nga 14 e deri në 17 gradë Celsius, transmeton Gazeta Stop.

Do të fryjë erë nga jugperëdimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond.