Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftim.