Sunny Hill Festival

Moti sot me vranësira dhe me pak diell

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.