Moti sot, vranësira dhe më freskët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

IHK thotë se nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 33 gradë.

Indeksi UV  mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.