Muhamet Mustafa: Rendi për kompromise është tek Qeveria e Serbisë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Qeverinë e Serbisë që të bëjë kompromise, njëjtë sikur që ka bërë kompromise Kosova.

Ai ka komentuar deklaratën e komisarit të Bashkimit Evropian, Josep Borell, lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka pohuar se qëndrimi i tij është i njëanshëm.

“Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë qeverinë serbe t’i bëjë këto kompromise, ngjashëm me ato që pala kosovare i ka bërë në Vjenë. Ndryshe edhe Bashkësia Ndërkombëtare i bën jehon shprehisë se vjetër dhe të re të Serbisë që vazhdimisht të kërkoje nga Kosova kompromise mbi kompromise”, ka shkruar profesori Mustafa në profilin e tij, në Facebook.

“Në Planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari . Është realizuar procesi i decentralizimit qe ka imponuar një ristrukturim radial te organizmit territorial , ku janë formuar 10 komuna te reja Serbe, është siguruar që këto komuna të kenë drejta shtesë, asimetrike, në krahasim me komunat e tjera, janë siguruar 10 ulëse të garantuara në Kuvend për serbët, pastaj përfaqësim i obliguar në Qeveri, përdorimi zyrtar i gjuhës serbe, universiteti publik, shëndetësia sekondare, mbrojtja e pronës së objekteve fetare dhe trashëgimisë së tyre kulturore e religjioze edhe është siguruar një lloj vetoje e minoritetit serb, nëpërmjet kërkesës se votës se 2/3 të deputetëve të minoritetit serb për të fuqizuar ndryshimet kushtetuese dhe një sere ligjesh të rëndësishme. Pra, Serbia dhe minoritetit serb kanë fituar kaherë me zgjidhje kushtetuese e institucionale edhe përtej Kartës Evropiane për të drejtat e minoriteteve dhe vetëqeverisjes lokale. Ndaj rendi për kompromise është tek Qeveria e Serbisë. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë qeverinë serbe t’i bëjë këto kompromise, ngjashëm me ato që pala kosovare i ka bërë në Vjenë. Ndryshe edhe Bashkësia ndërkombëtare i bën jehon shprehisë së vjetër dhe të re të Serbisë që vazhdimisht të kërkoje nga Kosova kompromise mbi kompromise”, thekson Muhamet Mustafa. /GazetaStop/