Mustafa, Vjosa Osmanit: Meqë qenka kaq e vlefshme – tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota merr

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk qëndrojnë pretendimet e Vjosa Osmanit se në këtë subjekt e pranuan vetëm për t’ju siguruar votat.

Mustafa në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se nuk është vetëm Osmani që e vendosin në listat e LDK-së për vota, por secilin anëtar të këtij subjekti.

”Ne të gjithë i marrim në LDK për vota. Të gjithë ata që i shtyjmë në listë, i bëjmë për vota, edhe Osmanin edhe gjithë të tjerët”.

Megjithatë sipas Isa Mustafës, Vjosa Osmani tani e ka mundësinë ta provojë veten pa LDK-në, njofton Klan Kosova.

”Por meqë Osmani meqë qenka kaq e madhe kaq e vlefshme, tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota i merr pa LDK-në”.

”Mos me pas hy Osmani në listën e LDK-së, nuk e di sa vota i kishte marrë”.

”Por dyshoj se do të kishte marrë ndonjë votë të rëndësishme”, shton ai.

”Tani [Vjosa Osmani] e ka radhën e ka mundësinë, e ka shansin që të merr vota të qytetarëve, dhe të krahasohet se sa i merr ajo kur e ka besimin e LDK-së dhe sa kur nuk e ka besimin e LDK-së dhe kur vepron kundër LDK-së”.