Nafta mbetet 1.72 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi i naftës mbetet i pandryshuar krahasuar me një ditë më parë, duke u shitur me 1.72 euro për litër.

Çmimet maksimale të lejuara janë:

  • Nafta: 1.72 euro për litër
  • Benzina: 1.52 euro për litër
  • Gazi: 0.60 euro për litër

MINTI i përditëson çdo ditë çmimet maksimale të derivateve, të cilat përcaktohen në bazë të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar dhe metodologjisë në fuqi. Pikat e shitjes së karburanteve nuk lejohen të tregtojnë derivatet me çmime më të larta se ato të përcaktuara nga ministria.