Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) njofton se java e ardhshme do të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Të hënën dhe të martën priten reshje shiu, më intensive gjatë ditës së hënë, ndërsa të martën ato do të jenë vendore dhe me intensitet më të ulët.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për mjegull në orët e para të ditës, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja.
Nga e mërkura moti do të përmirësohet, me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 16°C.
Reshjet e javës së parë priten të jenë të dobishme për sektorin e agrometeorologjisë dhe përmbushjen e burimeve hidrologjike.