Në Itali konfirmohen edhe 765 vdekje nga koronavirusi

Italia ka shënuar 765 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 10,779.

Sipas të dhënave të Universitetit, John Hopkins, Italia është vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve me gjithsej 92,472.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me 125,313 të infektuar.