Sunny Hill Festival

Nesër mblidhet kuvendi, në rend dite tetë pika

Kuvendi nesër do të mbajë një seancë plenare nga ora 10:00, ku në rend dite do të jenë disa pika.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe shqyrtimi i dytë i  Projekt-rregullores së Kuvendit, do të jenë disa nga pikat që do të diskutohen

Më poshtë mund të lexoni të gjitha pikat e rendit të ditës:

  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.