Në Kosovë nuk lejohet regjistrimi dhe doganimi i veturave që janë më të vjetra se 10 vite. Kjo nënkupton se nga data 30 shtator, automjetet e prodhimit 2015 nuk do të mund të importohen më në vend, shkruan Gazeta Stop.
Qytetarët që planifikojnë të blejnë ose të sjellin një veturë të këtij viti duhet ta bëjnë porosinë dhe procedurat doganore para këtij afati, përndryshe pas tij nuk do të kenë më mundësi ligjore për regjistrim.
Ky rregull është pjesë e masave për të kufizuar hyrjen e veturave të vjetra dhe për të rritur standardet e qarkullimit rrugor në Kosovë.