Xhavit Haliti

Nga e hëna do ta jemi këtë mot

Gjatë javës së ardhshme në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë i vranët, me riga shiu vende-vende. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë.

Të martën parashihet mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 5 deri në 9 gradë.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë.