Nga sot nuk jeni të detyruar t’i mbani gomat e dimrit

Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore përfundon sot. Posedimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore ishte në fuqi nga 15 nëntori të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, shoferët ishin të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.

Këto janë rregullat për gomat e dimrit në Zvicër | Paparaci

Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.