Nisin përçarjet brenda VV-së: Aktivisti e krahason Albinin me PDK-në

Pas fjalimit të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ku kërkoi që kandidatët të mos shpallin kandidatura, kanë filluar reagimet brenda aktivistëve.

Kurti gjatë fjalimit kërkoi që të ndalen kundërshtimet brenda subjektit politik, dhe aktivistët të lidhen me qytetarin dhe jo me kryetarin, shkruan Jepi zë.

Por një aktivisiti të VV-së në Mitrovicë, ky fjalim duket se i ka penguar, aq shumë sa e ka krahasur Albin Kurtin me PDK-në, për mënyrën e fjalimit dhe urdhërdhënien si “kapadai” se si duhet vepruar.

Aktivisiti i VV-së në Mitrovicë, Faton Berisha i afërt me kryetarin Agim Bahtiri, si të preferuarin e tij për kryetar të Mitrovicës ka vetëm Bahtirin.

“Këtu është Agim Bahtiri për këtë qytet edhe asnjë tjetër.
Fjalën e fundit këtu e ka Agimi e jo Albini” ka shkruar Berisha