Një banor i Malishevës konfirmohet me COVID-19 dy ditë pas vdekjes

Një qytetar i Malishevës është konfirmuar sot se ka qenë i konfirmuar me COVID-19, dy ditë pasi që ishte varrosur.

Qytetari ka vdekur dy ditë më parë dhe është varrosur, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Po ashtu është njoftuar se janë 44 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë dhe nëntë persona kanë vdekur.