Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 250 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 65.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, njofton IKSHPK.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe janë shëruar 126 pacientë.