Një i vdekur nga koronavirusi

Një person ka vdekur në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren)”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 653 persona kanë humbur jetën në betejën me virusin.