Sunny Hill Festival

Një i vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Mitrovicën e Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk dihen motivet e ngjarjes.

“Sot me datën 23.07.2022, rreth orës 19:04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks-Skenderaj, ku kemi tre të plagosur. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Pllana për KOHËN.