Një muaj paraburgim për vrasjen në Malishevë

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit I.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “vrasje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”.

Ngjarja sipas Gjykatës Themelore, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator në një parking.

“Derisa i pandehuri ndodhej në një lokal së bashku me dëshmitarin B.E. dhe më të vërejtur si kishte arritur në parking, tani i ndjeri A.B., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”.