Një tjetër paraqitje e madhe e Shaqirit në SHBA

Xherdan Shaqiri ka pasur një tjetër paraqitje të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht kampionatin MLS të futbollit.

Shaqiri shënoi një gol, u përfshi në dy golat e parë dhe qëlloi shtyllën në barazimin e Chicago Fire ndaj New Your Red Bulls. Ndeshja e luajtur të enjten përfundoi me rezultatin, 3:3. Shaqiri u përfshi në aksionin e golit të parë të shënuar në minutën e 38-të, pastaj në golin e dytë në minutën e 49-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 89-të.

Ai nga gjuajtja e lirë qëlloi edhe shtyllën në minutë ne 78-të. Për Shaqirin ishte goli i tretë në dhjetë ndeshje. Ai ka kontribuar edhe me një asistim.