Nora Istrefi pozon e mrekullueshme në veshje tradicionale shqiptare

Ajo është njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Nora Istrefin, e cila merr vëmendje në thuajse çdo paraqitje që bën në rrjete sociale.

Bukuroshja së fundmi ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare, gjersa ka bërë që të komentohet mjaft shumë për dukjen atraktive.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Zeshkania është shfaqur në një nga koleksionet e reja të këtij modeli duke bërë një paraqitje të rrallë në të tillë veshje.

Krahas kësaj, 35-vjeçarja këtë kohë ka qenë shumë e zënë me mbrëmje e ahengje muzikore jashtë Kosovës.

Kjo pasi në fund të gushtit me masat e reja në mënyrë të parandalimit të COVID-19 u ndaluan të gjitha mbrëmjet e klubet e natës.

Sa i përket projekteve muzikore, ajo po shijon suksesin e “Ay Caramba” në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin.