Nuk kalon propozimi për votim të fshehtë – seanca konstituive vazhdon të hënën

Nuk ka arritur as sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës për të dhjetë herë me radhë.  

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e sotme nuk kaloi propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e Komisionit zgjedhor për kryetarin e Kuvendit që do të mundësonte votim të fshehtë. Pas kësaj u ndërpre seanca.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe ende nuk kemi Kuvend të konstituuar.