Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 598 persona

Disa qytetarëve u janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 598 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.