Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me vendimin që detyron bizneset të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë.
Përmes një postimi në Facebook, OEK-u, ka publikuar dokumentin e padisë që ka dorëzuar sot, duke theksuar se kjo padi është ngritur në mbrojtje të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër – siç e cilëson – një vendimi të padrejtë të ZRRE-së.
