Olta kërkon falje publike gjatë spektaklit pasi akuzoi produksionin për manipulim


Pak orë më parë në shtëpinë e famshme të Shqipërisë, Big Brother VIP, erdhi një ‘zarf i zi’ që gjithnjë nënkupton se është fjala për ndonjë dënim nga ‘Vëllai i Madh’.

Ky zarf ishte pikërisht për aktoren Olta Gixhari, pasi e akuzoi produksionin për manipulim.

Fillimisht u transmetua një video e artistes, në të cilën shiheshin disa rregulla të thyera nga Gixhari.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë, biondja kërkoi falje duke thënë se ndonjëherë dalim nga vetja për shkak të stresit dhe trysnisë brenda.

“E para dua të kërkoj shumë ndjesë për gjithë ekipin fantastik dhe gjigant që punon për këtë produksion kaq të madh dhe që kujdesen çdo ditë e më shumë që neve të mos na mungoj gjë dhe të ndihemi si në shtëpinë tonë. Dua të kërkoj shumë ndjesë që na bën të ndihemi me lojëra dhe të kemi mundësi të argëtohemi dhe të kalojmë çdo ditë ndryshe nga tjetra”, u shpreh ajo.

Reklama

Foto: Screenshot/Instagram

“Dua realisht t’i kërkoj ndjesë publikut që ndonjëherë nga lodhja e stresi mund të themi diçka më tepër dhe pa u bazuar në gjëra të vërteta dhe duke hedhur ide të shëmtuara për formatin ku unë gjendem. Dhe nëse do të kisha pikën e dyshimit tani do të isha jashtë dhe nuk do të isha më banore e kësaj shtëpie. Kështu që dua të kërkoj shumë ndjesë”, tha mes tjerash aktorja.

E njëjta tutje theksoi se nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe se po të ishte kështu do të dilte jashtë.