Orari ideal për të postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter

Sipas studimeve më të fundit, pandemia ka krijuar një rutinë të re mes përdorurseve të rrjeteve sociale duke ndryshuar kohët e ditës gjatë të cilave ata janë më aktivë online.

Rrjetet sociale e nisën vitin 2022 me rreth 4 miliardë përdorues dhe në një kohë kur 71% e konsumatorëve shprehen se i bëjnë blerjet e tyre online, orari kur ne postojmë – qoftë për bizneset por edhe për përdoruesit e rregullt – është ajo që mund ta bëjë një postim të shkëlqejë ose jo.

Më poshtë do të gjeni orët më të mira gjatë ditës për të postuar në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Orari ideal për të postuar në Instagram

44% e përdoruesve të këtij rrjeti social thonë se e përdorin atë për të blerë produkte çdo javë.

Orari ideal për të postuar në Instagram është:

Të hënave në 11 paradite., të martave dhe të mërkurave nga ora 10 paradite. – 1 pasdite., dhe të enjteve dhe të premteve nga 10 paradite. – 11 paradite.

Ditët më të mira për të postuar në Instagram: të martat dhe të mërkurat

Ditët më të këqija për të postuar në Instagram: të dielat

Orari ideal për të postuar në Twitter

Twitter është kthyer në platformën numër 1 për lajmet e fundit, trendet e fundit si edhe deklarata bombastike nga njerëzit më me influencë të momentit.

Orari ideal për të postuar në Twitter është: Të hënat, të martat, të mërkurat, të premten dhe të shtunat në 9 paradite.

Ditët më të mirat për të postuar në Twitter: të martat dhe të mërkurat

Ditët më të këqija për të postuar në Twitter: të dielat

Orari ideal për të postuar në Facebook

Facebook mbetet një nga platformat më të përdorura nga binzeset dhe reklamuesit por në vitin 2022 u dallua një ndryshim në orarin kur ka më shumë trafik.

Nëse në vitet e shkuara, mëngjeset e vona ishin koha ideale për të postuar, tashmë duket se ka një kalim tek orët e para të drekës.

Orari ideal për të postuar në Facebook është:

e hënë- e martë 1 pasdite. – 3 pasdite.

E mërkurë: 11 paradite. – 1 pasdite. ,

e enjte: 5 pasdite. – 8 pasdite. ,

e premte 11 paradite

Ditët më të mirat për të postuar në Facebook: Të martave – të premteve

Ditët më të këqija për të postuar në Facebook: të shtunat