Osmani i reagon Vetëvendosjes: Për qëndrimet e mia në LDK, flas unë

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka reaguar ministrit Besnik Bislimi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e përfoli gjatë fjalimit të tij para deputetëve.

Bislimi duke folur për shkarkimin e Agim Veliut, tha se LDK-ja arsyetoi veprimet e tij duke i konsideruar si liri të shprehjes, por që shtoi se njëjtë nuk po veprojnë edhe me Vjosa Osmanin.

Por në këtë moment ka ndërhyrë Osmani duke i kërkuar Bislimit por edhe të tjerëve që të mos merren me emrin e saj.

“Z. Ministër dhe kush do që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit flet Vjosa Osmani”, tha ajo.